Fadil KEPI/Përfitimi i pensionit për emigrantët, inxhinierët e drurit, akademikët, artistët dhe sportistët

    376
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për situata kur nu njihen vitet e pensionit

     Pyetje

     Një mësuese në Liceun Artistik në Tiranë shkruan: jam e datëlindjes 30 maj 1953 dhe kam punuar e siguruar rreth 31 vjet përfshi dhe vitet e studimeve të larta ditën. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension, dhe meqenëse nuk kam 35 vjet punë të siguruara dhe fëmijët janë studentë në Universitet a kam të drejtë të vazhdoj të punoj mbi moshë?

     Përgjigje

     Mbështetur në nenin 92 të ligjit të sigurimeve shoqërore 7703, datë 11.5.199, ju ditën që plotësoni moshën 60 vjeçe do të merrni pension të pjesshëm në masën 90 për qind të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës me 35 vjet që duhen për pension të plotë.

    Pyetje

     Dy artistë të merituar në Teatrin Kombëtar interesohen të dinë për kushtet e përfitimit të pensionit të plotë, dhe të atyre që kanë gradën shkencore “Profesor” e “Profesor i Associuar”.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf

     Përgjigje

     Mbështetur në legjislacionin e sigurimeve shoqërore, meshkujt artistë të teatrove dramatike, estradave, regjisorët, etj., deri më 30 qershor 2012 kanë dalë në pension të plotë kur kanë plotësuar 3 kushte njëkohësisht, të cilat janë mosha 64 vjeç, të kenë punuar gjithsej të siguruar 35 vjet punë dhe nga këto 26 vjet e 3 muaj të kenë kryer detyrat e mësipërme.