Projektiligji për mediat/ Malaj: Ditë e zezë për fjalën e lirë

488
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar pas projektligjit të quajtur nga opozita si projektligji për intalimin e çensurës së fjalës së lirë duke thënë se kjo është një ditë e zezë për fjalën e lirë.

Nga tryeza e opozitës Malaj thekson se tashmë alarmi më i madh është për qytetarët pasi nuk do të ketë më lajem të vërteta dhe se Konventat ndërkombëtare bien me këtë projektligj.

Statusi i Nora Malaj

Ditë e zezë për fjalën e lirë!

Sapo komisioni i medias dhe edukimit, ka kaluar projektligjin, për të instaluar çensurën e fjalës së lirë për qytetarët dhe median . Tashmë në prag të 2020 po vijmë me censurimin për lirinë e medias dhe fjalën e lirë, kjo pa frikë quhet ditë e zezë!

E para ishte fjala , do të thoshte Bibla, po qeveria tashmë me ketë ligj të ri nuk do ta lërë fjalën e lirë të qytetarëve të ekzistojë më! Shqiptarët do të jenë pa Sy, pa Gojë, pa Vesh. Edhe media sot , e gjitha është në agoninë e vdekjes! Tashmë dikatura e bukës së gojës është kthyer në modelin e kësaj qeverisje. Sot jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe reagimi duhet të jetë i jashtëzakonshëm! Në një shtet demokratik, kur lirisë sę fjalës tashmë i afrohet agonisë së vdekjes, në kete vend është instaluar neodiktatura !

Alarmi më i madh është për qytetarin! Tashmë nuk do kemi lajme të vërteta, tablo të vërteta për realitet që po kalojmë, nevojat bazike dhe luftën për të mbijetuar të shtresave shoqërore , sidomos atyre në nevojë, sot ky ligj i adresohet portaleve dhe emisioneve që tregojnë dhe mbrojnë të drejtat e fjalës së lirë, duke e shkelur dhe mohuar këtë të drejtë te fjalës , e cila mbrohet dge mbështet nga Kushtetuta.

Sot të gjitha Konventat ndërkombëtare bie me ketë projektligj, i cili në thelb nuk është ligj kundra gazetarëve , po mbyllje goje për një shoqęri , për të mos qenë e lirë, për të mos dhënë fjalën e lirë! Pas kësaj çdo rreagim do të qihet “shpifje” , sjellja e lirë do të quhet “shpifje” dhe në fund do të vij monenti që popullit do të vihet në rresht dhe qytetaret , do të trajtohen si zombit, pa identitet, pa zë , pa figurë , po si dozot Naltmadhëria që është në pushtet.

Teksa përballemi me këtë situatë , për të rrëmbyer çdo gjë nga Parlameti – Parti Pushtet, me vjen në mend thënia : “ Nëse goja do të rri mbyllur , ajo një ditë do të qelbet” Duhet sot të reagojmę fort , se nesër do të jetë vonë! Kur të heqin dhe fjalë , pasi të heqin bukën, atëhere ti nuk je më njeri , po robot dhe skllav modernë në vendin tënd !

Image may contain: one or more people, people sitting and indoorImage may contain: one or more people, people sitting and indoor