Revista “Forbes” ka publikuar listën e artistëve më të paguar në botë për vitin 2019.
Në vend të parë qëndron sigurisht Taylor Swift, e cila edhe këtë vit ka qenë në konkurrencë me Kanye West, i cili renditet në vend të dytë. Taylor qëndron në krye të listës me 185 milionë dollarë pas përfundimit të turneut të saj më të fundit. Reperi Kanye West në vendin e dytë me 150 milionë dollarë.
Lista e artistëve :
- Taylor Swift (185 milionë dollarë)
- Kanye West (150 milionë dollarë)
- Ed Sheeran (110 milionë dollarë)
- The Eagles (100 milionë dollarë)
- Elton John (84 milionë dollarë)
- Jay Z (81 milionë dollarë)
- Beyonce (81 milionë dollarë)
- Drake (75 milionë dollarë)
- Diddy (70 milionë dollarë)