Rama takon tregtarët në Durrës: Do heqim taksën e biznesit të vogël!

466
Sigal

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi dje  një takim  me tregtarët e vegjël, në qytetin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Shefi i opozitës tha se ky takim ishte një mundësi për tu dhënë tregtarëve angazhimin e parë konkret të programit të PS-së, heqjen e taksës për biznesin e vogël. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social ‘Tvvitter’, Rama thekson se kryefjala e programit të ri të PS-së është rritja e fuqisë blerëse.  Sali Berisha ju thotë socialistët duan t’ju rrisin taksat! Gënjeshtër! Ne do te ulim taksat dhe rrisim fuqinë blerëse për 95 për qind të shqiptarëve! Kryefjala e çdo opinioni që dëgjova nga tregtarët durrsakë: Ka rënë shumë fuqia blerëse! Kryefjala e programit tonë: Rritja e fuqisë blerëse!”- shkruan Rama.