Më shumë se një milion protestues vërshuan në rrugët e kryeqytetit Santiago të Kilit të premten pasdite, duke bërë thirrje për ndryshime të mëdha politike dhe sociale në vend.
Demonstrimi mendohet të jetë më i madhi në dekada dhe është krahasuar me protestat historike në 1988 kundër diktaturës ushtarake të Augusto Pinochetit.Të zemëruar dhe indinjuar për pabarazinë sociale dhe varfërinë në vend, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Pinera.
Një nga protestuesit u shpreh:
Kjo është me të vërtetë emocionuese, ne jemi të gjithë bashkë, është gjëja e më e mirë për Kilin. Më në fund, Kili u zgjua! Më në fund, populli u ngrit për të drejtat e tij!”
Marshimi i të premtes ishte kulmi i tubimeve njëjavore, që u shkaktuan nga një protestë studentore për rritjen e tarifave të transportit.
Protesta e studentëve bëri që gjithë populli të ngrihej në këmbë, të revoltuar nga pabarazia sociale, privatizimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor, kostoja e lartë e shërbimeve publike, pagat e ulëta dhe pensionet qesharake.