Granit Xhaka nuk i ka punët mirë me tifozët e Arsenalit

422
Sigal

Duket se ylli kosovar, Granit Xhaka, nuk i ka punët mirë me tifozët e Arsenalit, pasi këta të fundit kanë nisur një fushatë kundër tij. Mbështetësit e skuadrës londineze kërkojnë që mesfushorit me origjinë shqiptare t’i hiqet shiriti i kapitenit pas sjelljes së futbollistit në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes së fundit kundër Crystal Palace të mbyllur në barazim 2-2. Xhaka nuk i priti mirë kritikat dhe sharjet që vinin nga tribunat, duke reaguar ashpër. Në fillim ai nxiti tifozët të ngrenë më shumë zërin, ndërsa kamerat e kapën gjithashtu duke sharë. Sapo u zëvendësua, mesfushori iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes dhe në mënyrë demonstrative hoqi fanelën e Arsenalit. Të gjitha këto e kanë vendosur në shënjestër të tifozëve që kërkojnë që ai të dorëzojë shiritin e kapitenit.