Gjiganti evropian po mendon të nderojë Ronaldo, do t’i vendosë stadiumit emrin e tij

535
Sigal

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo po mendohet të nderohet nga skuadra e Sporting Libonës. Klubi portugez po mendon që stadiumit të tij t’i vendos emrin e 34vjeçarit.

Ronaldo e ka filluar pikërisht në akademinë e të rinjve të Sportingut karrierën e tij.

“Është një teori që ne nuk do ta mbajmë në raft dhe padyshim që jemi shumë krenarë që emri i tij lidhet me ne”, ka deklaruar Verandas, ish drejtori i stafit të medicinës te Sporting.

“Cristiano është dhe do të jetë një nga simbolet më të mëdha në historinë e klubit tonë”.

“Ne tashmë po i ruajmë vlerat e tij në muret e akademisë rinore, duke u përqendruar në pasionin, sakrificën, disiplinën, udhëheqjen dhe vendosmërinë”.

“Cristiano është padyshim lojtari më i mirë portugez i të gjitha kohërave”.