Hollanda, letër Brukselit/ Pezulloni vizat për shqiptarët në Shengen. Kriminaliteti dhe azilkërkuesit kërcënojnë Evropën

845
Sigal

Përfaqësuesi i Holandës në BE letër Komisionit Europian: Pezulloni vizat për shqiptarët

Përfaqësuesi i Holandës në Bashkimin Europian Robert de Groot i dërgon letër Komisionit Europian, ku kërkon pezullimin e vizave për shqiptarët. Pas votimit në parlamentin holandez, që Shqipërisë t’i rikthehen vizat, Groot në letrën e tij i argumenton komisionerit Dimitris Avramopoulos se pse duhet të ndërmarrin këtë hap ndaj shqiptarëve, duke mos u dhënë vizat atyre. Gjatë viteve të fundit, çështjet me shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje publike në Holandë. Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami dhe rajone të tjera në vend. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i aplikimeve për azil nga shtetas shqiptarë është gjithashtu i lartë. Këto rrethanat po minojnë mbështetjen e publikut në Holandë për liberalizimin e vizave në përgjithësi dhe liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë në veçanti. Këto rrethana janë marrë më pas në shqyrtim nga parlamenti holandez. Një debat parlamentar mbi krimin e organizuar shqiptar në Holandë u mbajt më 11 prill. Holanda me këtë letër njofton Komisionin Evropian se është ballafaquar me rrethanat e mëposhtme të përmendura në nenin 8 (2) të rregullores:  refuzohet hyrja e një rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të atij vendi të tretë ose gjenden të qëndrojnë në territorin e Shtetit Anëtar pa të drejtë për ta bërë këtë. Që nga viti 2015, Holanda ka përjetuar  rritje të ndjeshme në seriozitet vepra penale serioze të lidhura me shtetasit shqiptarë dhe bandat e krimit shqiptar. Kriminelët shqiptarë janë të përfshirë në trafikimin e drogës (kryesisht kokainë), pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Prezenca e tyre në skenën kriminale po bëhet më e dukshme, jo vetëm sepse ata veprojnë në mënyrë efektive nën radar, por gjithashtu sepse ata gjithnjë e më shumë bashkëpunojnë me grupe të tjera kriminale të huaja. Ka mbetur pa u thënë se aktivitetet e tyre janë kërcënim i menjëhershëm për sigurinë e brendshme. Pavarësisht zvogëlimit të numrit të të dyshuarve, numri i kriminelëve shqiptarë në krimin e organizuar duket se po rritet, të dyshuarit shqipfolës renditen si numri dy nga pesë të alarmeve të regjistruara në Holandë nga Sistemi Informativ i Shengenit (SIS). Këto alarme “SIS” japin informacion mbi individët të cilët nuk kanë të drejtë të hyjnë ose të qëndrojnë në Zonën e Shengenit ose për ata që  kërkohen në lidhje me aktivitetet kriminale. Holanda i kërkon Komisionit që të shqyrtojë informacionin e dhënë dhe, në konsultim me Shtetet Anëtare, të vendosë për nevojën për të ndërmarrë veprime në bazë të artikullit 8 (6a) në mënyrë që të luftojë efektivisht  problemet e hasura në lidhje  me shtetasit shqiptarë. Juaji sinqerisht, Z.Robert de Groot Përfaqësuesi i Përhershëm i Mbretërisë së Holandës në Bashkimin.