Ajaxi i ka shtangur të gjithë në Torino pasi ka shënuar golin e barazimit 1-1 përballë Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions Leagues.
Në minutën e 34’ ishte 21-vjeçari holandez Van de Beek që barazoi shifrat.
Kujtojmë që ky rezultat dërgon ndeshjen në kohën shtesë pasi edhe dueli i parë në Amsterdam përfundoi në barazim 1-1.