Reforma në drejtësi, Meta: E orientuar drejt emrave të përveçëm, jo drejt standardeve demokratike

470
Sigal

Zbatimi i reformës në drejtësi u orientua drejt emrave të përveçëm dhe jo drejt standardeve demokratike. Unë të vërtetës i them të vërtetë. Unë nuk jam President ambasadash.

Ndonjëherë ambasadorët më shumë krijojnë kaos se sa thonë të vërtetën. KE duhet të sjellë ekspertë nga Brukseli për të parë se si është zbatuar reforma në drejtësi. Këtë ja kam thënë edhe Danielsson.

Shoqëria civile për mua ka bërë një reagim, sikundër ishte rasti i fundit i Komisionit të Helsinkit dhe Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, reagim që duhet marrë seriozisht. Presidenti ka bërë çdo gjë për parandalimin e një krize të tillë.

Përpjekja ka qenë e qartë, jo vetëm për të paranduar këtë krizë dhe për të nxitur një dialog midis shumicës dhe opozitës por edhe për të dhënë mesazhe shumë herë më të forta për çështjen e integrimit europian.