Sondazhi: 43% e të rinjve duan që të largohen përgjithmonë nga Shqipëria

563
Sigal

 

 

Shqipëria, vazhdimit po tkurret, shqiptarët përditë po largohen për të kërkuar një shpresë të re në vendet e botës, pasi në Shqipëri e kanë të pamundur të mbijetojnë për shkak të papunësisë, mjerimit, mungesës së perspektivës. Sipas statistikave zyrtare, në 3 vitet e fundit kanë emigruar më shumë se 350.000 shqiptarë, shumica e tyre, përgjithmonë. Ky është eksodi i dytë në historinë e Shqipërisë, pas viteve 1990. Eksodi i dytë masiv i shqiptarëve në këto 3 vitet e fundit ka disa veçanti. Tani emigrojnë intelektualët, të diplomuarit, profesionistët, moshat më aktive të popullsisë për punë, studentët, që duan të diplomohen në universitetet e huaja, por që paskëtaj, nuk dëshirojnë më të kthehen në Shqipëri.

 

Sondazhi i Fondacionit “Friedrich Ebert” 

 

Fondacioni “Friedrich Ebert” publikoi rezultatet e një sondazhi të bërë me rreth 1200 të rinj, të cilët u pyetën lidhur me mundësinë e largimit nga Shqipëria. 1200 të rinj kanë qenë target i këtij studimi, dhe shumica e tyre u shprehën se duan të largohen nga Shqipëri. Thelbi se pse duan të largohen të rinjtë është standardi i jetesës, duan që të jenë punësuar në një punë të mirë, kërkojnë që të përcjellin vlerat në ato shtete ku shkojnë.

Gjermania është destinacioni më i preferuar dhe më pas Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

  • 60 % e të të rinjve deklaruan se duan të largohen nga Shqipëria,
  • 80 % e tyre duan të shkojnë në Gjermani.

Të pyeturit janë të moshave nga 14 deri në 29 vjeç:

  • 48 % e të pyeturve janë në marrëdhënie pune.
  • 36% punojnë në një punë që është poshtë nivelit të tyre të arsimimit.
  • 54% e të rinjve deklarojnë se paguajnë për provimet”.
  • 70 % e të rinjve të pyetur u përgjigj se asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë në Shqipëri.

 

Sindikata kërkon rritje page për arsimtarët, paralajmëron grevë pas majit

Sindikata e Pavarur e Arsimit paralajmëron grevë të mësuesve nëse pagat e tyre nuk do të rriten me 20% deri më datën 1 Maj. Shkak sipas Sindikatës mos mbajtja e Premtimit që Kryeministri Edi Rama e ka bërë rreth 2 vite e gjysmë më parë. Nevruz Kaptelli shprehet se pagat dhe kushtet e punës së mësuesve kanë mbetur po të njëjtat. “Nëse nuk nuk rritet paga brenda muajit maj do bëjmë thirrje për grevë” paralajmëron Nevruz Kaptelli, kryetari i kësaj sindikate.” Në fund të vitit të kaluar ish-ministrja Nikolla deklaroi se buxheti i Ministrisë së Arsimit prej 39 miliardë lekësh mundëson rritjen e rrogave me 7%. Por duket se edhe ky mars i gjen mësuesit me paga të njëjta. Në mungesë të vlerësimit financiar atyre u mbetet të ndihen të kënaqur vetëm me vlerësimin moral që politika nuk heziton ta shpreh çdo 7 Mars.

Njeriu i Sorosit do të monitorojë “Paktin për Universitetin”

“Pakti për Universitetin”, do monitorohet nga “Qëndresa Qytetare”, në bashkëpunim me “Olof Palme International Center” në Shqipëri. Në faqen zyrtare të “Qëndresës Qytetare”, drejtori ekzekutiv i së cilës është z. Rigels Xhemollari, është publikuar projekti “Arsimi në Fokus”, që sipas drejtuesve të saj, do bëjë monitorimin nga afër të çdo akti, vendimi apo iniciative të adresuar në këtë dokument politikash. Zoti Xhemollari, është gjithashtu anëtar i Fondacionit Shoqëria e Hapur në Tiranë, siç vërtetohet në një letërkëmbim tijin me Bashkinë e Vaut të Dejës në kuadër të një projekti nga “Portavendore.al.”, një tjetër organizatë e Fondacionit Soros në Shqipëri. “Olof Palme International Center” nga ana tjetër, është një OJQ që ka lidhje me Fondacionin Shoqëria e Hapur të George Soros dhe kanë bashkëpunuar së bashku në disa projekte.