Dyshohet se mori shuma parash me mandate të falsifikuara, si i mashtronte 54-vjeçari bizneset

40
Sigal

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se mashtronte bizneset duke u marrë shuma të ndryshme parash me mandate të falsifikuara.

Në pranga ra 54-vjeçari me iniciale I. M., banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim.

“Si rezultat i operacionit “Mandati” u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm”, raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Mandati”.

Përvetësoi shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit, me dokumente të dyshuara të falsikuara, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen dokumente (mandate) të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar në kallëzimet e depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.