Reuters raporton për protestën e sotme të opozitës

650
Sigal

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar gjithashtu për protestën e ditës së sotme të opozitës. Agjensia e lajmeve Reuters, i ka dedikuar një artikull përshkrues përplasjes së protestuesve me policinë dhe incidenteve të ndodhura gjatë protestës.

Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë thyer kordonin e policisë këtë të shtunë pasi hodhën gaz lotsjellës dhe shashka, si dhe u përpoqën të thyejnë derën e Kryeministrisë në një protestë, e cila kërkon ikjen e kryeministrit nga pushteti.

Një oficer i sigurisë ka bërë apel për qetësi, ndërkohë që disa protestues u përpoqën të çmontonin skelat që mbronin një tendë me drita, vepër arti shumë e dashur nga Rama.

Gaz lotsjellës është hedhur mbi protestuesit, të cilët po përdornin shufra metalike për të thyer derën”, shkruan Reuters.