U kapën me 61 kg kanabis, Gjykata e Durrësit lë në burg shtatë të arrestuarit

182
Sigal

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë të arrestuarit në lidhje me 62 kg kanabis që u sekuestruan në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.

Në burg është lënë Korab Cala si drejtuesi i grupit, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala dhe Alfred Sefa.

Korab Cala dyshohet se ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.

OPERACIONI KU U ARRESTUAN 7 PERSONAT

Operacioni i koduar “Motoristi” u zhvillua tre dite me pare, ku personat ishin duke qarkulluar me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

“Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas marrjes së informacionit se disa shtetas që po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dispononin sende të kundërligjshme me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim”, thuhet ne njoftimin e policise tre dite me pare.