Tension tek Drejtoria e Policisë, hidhet gaz dhe ujë

582
Sigal

Protesta e opozitës nisi tek Kryeministria, vazhdoi tek Parlamenti dhe në këto momente zhvillohet tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Situata vazhdon të jetë e tensionuar. Një grup protestuesit bashkë me liderin e PD, Basha dhe drejtues të LSI janë duke protestuar për të liruar Sekretarin Organizativ të PD-së, Sait Dollapi i cili u rrah barbarisht tek parlamenti. Bashkë me Dollapin janë arrestuar dhe protestues.

Në këto momente Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të larguar protestuesit.