Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar pas dekretimit të Ramës si Ministër i Punëve të Jashtme ku sipas Vasilit, është veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar .

Vasili ka shkruar se po të ishte i sinqertë deri në fund duhet të propozonte veten edhe për tetë postet e tjera të ministrave.

Ja statusi i plotë i Vasilit:

Rama të propozonte veten edhe për 8 ministrat e tjerë, kjo duhej…..!!!
Qe propozimi i vetes për ministër nga Edi Rama është veprimi me idiot i pluralizmit shqiptar ketë nuk e luan as topi.
Qe kryeministri Rama do t’i kërkoje hesap ministrit te jashtëm Rama edhe kjo është komedia me idiote me e madhe e pluralizmit shqiptar.
Ndonëse veprim prej budallai, propozimi i vetes është veprimi me i sinqerte i Edi Ramës.
Por qe te ishte i sinqerte deri ne fund duhet te propozonte veten edhe për tete postet e tjera te ministrave.
Dhe do ishim rehat se do kishim një Rama kryeministër dhe 9 Rama ministra.
Ky propozoi ne fakt jo 8 ministra por nja 8 pece këmbesh për këpucët e tija 8 panolina për brekushet e tija,8 kruajtëse dhëmbësh për gojën e tij.
Ne fund te llogarisë do dukej qe kishim shume ministra por ne fakt do te kishim vetëm një budalla te dale nga mendtë.