Sigal

Gjykata e Krimve të Rënda ka dhënë sot vendimin për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal “Shullazi”. Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si kreu i grupit është dënuar me 14 vite burg, Gilmando Dani me 12 vite, Indrit Qyqja me 10 vite burg, Indrit Zela me 10 vite, ndërsa Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite.

Gjatë seancës kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, ndërsa të pandehurit janë përfaqësuar vetëm nga avokatët mbrojtës.

Më 2 tetor,  Prokurorët e çështjes kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit. Për Emiljano Shullazin, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.