Një 26-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në Greqi. I riu shqiptar punonte si bari zonën rurale të Kilkis.
Sipas policisë, mundësia e vrasjes së tij është përjashtuar.
Vlerësimet e para të policisë janë se burri mund të jetë goditur nga ndonjë rrufe teksa ishte në punë.
Hetimet po vijnë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.