Universiteti i Salfordit ka hapur aplikimet në fushën e Shëndetit Digjital ose në kujdesin e Integruar në Shkollën e Shëndetit dhe Shoqërinë . Ja kriteret
Universiteti i Salfordit ka hapur aplikimet për bursa doktorature në fushën e Shëndetit Digjital ose në fushën e Kujdesit të Integruar në Shkollën e Shëndetit dhe Shoqërinë/ Shkollën e Shkencave të Shëndetit.
Universiteti kërkon dëshminë e aftësisë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze nga aplikantët, të cilët nuk kanë gjuhë të parë anglishten.
Bursa: Bursa përfshin pagesën e tarifës së studimit me një vlerë prej 14,553 paund në vit (për 3 vjet).
Të interesuarit nga e gjithë bota, të cilët përmbushin kriteret mund të aplikojnë.
Aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të studimit 2.1 në një degë të ngjashme me atë të doktoraturës që do të zhvillohet.
Një nivel më i lartë akademik do të ishte avantazh.
Procedura e aplikimit:
Aplikimi është online.
Aplikantët duhet të dërgojnë një dokument në të cilën të tregojnë dëshminë e njohurive dhe përvojës së tyre rreth fushës së zgjedhur në një Propozim Formal Kërkimor dhe duhet të dërgojnë edhe CV.
Propozimi duhet të përmbajë:
Një përmbledhje të literaturës përkatëse në lidhje me projektin e propozuar
Qëllimet e studimit të propozuar
Një përshkrim i metodave kyçe të studimit të propozuara për t’u adresuar tek qëllimet. Ky dokument duhet të shkruhet në 3-4 faqe në formatin A4.
Afati i aplikimit: 31 korrik 2018