FOTO/ Shmanget tragjedia në Tale, polici kosovar shpëton të riun nga mbytja

614
Sigal

Një shqiptar nga Kosova me detyrë punonjës policie në këtë ka mundur të shpëtojë nga mbytja një të ri që rrezikohej në bregdetin e Tales në Lezhë.

Anton Cena, është emri i shpëtimtari i të riut që u rrezikua të mbytej ndërsa lahej në ujerat e detit të Tales, duke sjellë në vëmendje problematikën më vrojtuesit e detit edhe në këtë zonë turistike.

 

Ai ka thënë se shpëtimtari, në rastin konkret vrojtuesi i detit, duhet të reagoj me gjakftohtësi, profesionalizëm dhe me shpejtësi që të shpëtojë jetë.

“Për të gjithë ata që nuk e zotërojnë mirë notin dhe ata që janë notues të mirë kurrë mos hyni në ujë pa përcjellës edhe mos notoni larg plazhit! Kampioni”, ka përfunduar ai.

Pavarësisht se tashmë kemi hyrë zyrtarisht në sezonin turistik të verës, në bregdetin e Lezhës ende nuk janë realizuar kullat e vrojtimit dhe aq më shumë për të folur për efikasitet pasi mungojnë edhe vrojtuesit e detit.

Kjo është situatë e ngjashme në Tale dhe në Shëngjin dhe ende nuk ka një kohë të përcaktuar se kur do të jetë gjithçka gati.

Rasti i sotëm, në bregdetin e Tales ka sjellë në vëmendje edhe një tjetër problem dhe ka të bëjë më mungesën e autoambulancës në këtë zonë turistike. Për të dërguar të riun drejt ambulancës që ndodhet në zonën e Grykë Lumit është dashur transportimi i tij me një makinë private dhe pa përdorur elementet bazë të dhënies së ndihmës së parë.

Për zonën turistike të Tales, Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar vetëm vendosjen e një krevati dhe të një ndihmës mjeku shtesë në ambulancën numër 1 që ndodhet në zonën e Gryjë Lumit.