INTERVISTA/ Faruk Sejdini: Në barazimin me Kamzën, Teuta bëri hap prapa, skuadrat e tjera nuk do ndryshojnë renditje

540
Nga Agron KAJA
Ja skaneri që i bën ish-futbollisti e trajneri i Dinamos, javës së 31-të të Kategorisë Superiore
Nisur nga rezultatet që u arritën dje, si i vlerësoni pesë ndeshjet e javës së 31-të të Kategorisë Superiore?
Do të thosha se gara e Superiores tashmë po kufizohet shumë, edhe pse deri dje që u mbyllën ndeshjet e javës së 31-të, skuadrat duket se janë pozicionuar dhe do të jetë e vështirë të ndryshojnë. Në letër, ekziston gjithçka, por jo te Skënderbeu, Kukësi, Luftëtari e Lushnja.

Ku mendoni se rezultati ishte i pritshëm, dhe cili prej tyre mund të quhet surprizë?
Mendoj se rezultatet shkuan të gjitha në logjikë, ndërsa i papritur ishte barazimi i Partizanit në Lushnje. Kështu, ky Partizan po tregohet i pa konsoliduar, me sa duket shkon në garë me emrin që ka, dhe jo me realitetin e tij. Ky duket si ekip i “arnuar”.

Si mund ta lexojmë tabelën e renditjes në javën e 31-të?
Unë nuk pres ndonjë ndryshim tjetër në renditje nga ky sot (dje), sepse ekipet kanë marrë çfarë kanë dhënë në këto 31 javë. Dihet problemi me arbitrat, por as Flamurtari dhe as Partizani, duke u “qarë” për gjykimet, nuk po shohin te vetja se ku duhet të ndryshojnë.

Pas rezultatit 3-3 në takimin Teuta-Kamza, mundet të quhet Kamza si skuadra që nuk do rrezikojë për mbijetesë?
Kamza dje bëri një hap të madh për renditjen e vet, ndërsa Teuta rrezikoi shumë. Sepse nuk ka kohë e mundësi që të bëjë më shumë në transfertë, kur nuk merr tri pikët në fushën e vet. Kohë për rehabilitim nuk ka shumë, por janë 15 pikë në lojë e gjithçka mund të ndodhë. 

Pas fitores së Luftëtarit me Flamurtarit, është skuadra gjirokastrite skuadra më e mirë e javës së 31-të?
Unë mendoj se duke përjashtuar Skënderbeun, skuadra e Luftëtarit është skuadra tjetër më e mirë e Superiores. Për logjikë e interpretimit që i bën lojës, të jep shpresë se do të ecë, dhe vendin e tretë e ka me meritë. Kjo skuadër meritonte më shumë, por edhe këtu ka treguar vlera.

Po Skënderbeu, pse u “vra” nga Kukësi në sfidën e mbrëmjes?
Nuk është ndonjë hata, sepse diferenca në pikë me Kukësin, ndoshta e ka ulur motivin e Skënderbeut. Por, është një fitore e skuadrës Kampione në fuqi, që erdhi pas një goli shumë të bukur të shënuar nga talenti Sidrit Guri.
Mbeten edhe pesë javë deri në mbyllje të Kampionatit, çfarë mendoni se do të shohim më shumë: Luftë për mbijetesë apo rivalitet cilësor për në Evropë?
Unë mendoj se, deri në mbyllje të këtij Kampionati luftë sportive dhe rivalitet do të ketë në të dy kahet e renditjes. Por, më e ashpër dhe më problematike besoj se do të jetë në zonën për mbijetesë, sepse këtu bëhet fjalë për sezonin, bëhet fjalë vetëm për humbje. 

Kësisoj po rrezikojnë zbritjen në Kategorinë e Parë edhe skuadra të tjera të elitës, mos duhet një formulë me më shumë skuadra në Superiore?
Jam i mendimet se Kategoria Superiore më e mirë duhet të jetë me 14 skuadra. Edhe pse mundet që skuadrat e mesit të renditjes të sjellin kompromise, por nëse që nga starti do të kemi një garë të ndershme, me 14 skuadra është më efektive dhe nuk prishet imazhi i garës.

Pesë javë para mbylljes së Kampionatit, për ju si mund të jetë tabela e renditjes në javën e 36-të?
Kreun e renditjes e mendoj me Skënderbeun, Kukësin e Luftëtarin, aty afër edhe Partizani. Ndërsa mesi i tabelës do të jetë me Laçin, Flamurtarin e Kamzën, ndërsa mbijetesa përsëri mbetet në diskutim mes Vllaznisë e Teutës, duke mos e harruar Lushnjen e zbritur.
Deklarata e Xhelal Mziut: Vllaznia fiton 1-0 me Laçin!
“Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0″, kështu deklaroi dje Kryebashkiaku i Kamzës në statusin e tij në Facebook, dhe në fakt, deklarata e tij rezultoi e vërtetë. Dje, Vllaznia fitoi pikërisht 1-0 me Laçin, me një gol të Sukajt me penallti që në fillim të ndeshjes.
Rezultatet-Java e 31-të
Të shtunën, 28 prill 2018 
Lushnja-Partizani 1-1
Luftëtari-Flamurtari 2-1
Dje, 29 prill 2018 
Vllaznia-Laçi 1-0
Teuta-Kamza 3-3
Skënderbeu-Kukësi 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu30 69
2. Kukësi 30 55
3. Luftëtari 31 50
4. Partizani 31 46
5. Laçi 31 43
6. Flamurtari 31 43
7. Kamza 31 38
8. Vllaznia 31 36
9. Teuta 31 34
10. Lushnja 31 11
PROGNOZË/ NDESHJET E MBETURA

Java e 32-të
NDESHJET 1 X 2
Laçi-Skënderbeu 45% 45% 10%
Kukësi-Lushnja 100% 0% 0%
Partizani-Teuta 80% 10% 10%
Kamza-Luftëtari 55% 35% 10%
Flamurtari-Vllaznia 50% 45% 5%
Java e 33-të
NDESHJET 1 X 2
Flamurtari-Laçi 80% 5% 15%
Vllaznia-Kamza 75% 20% 5%
Luftëtari-Partizani 50% 0% 50%
Teuta-Kukësi 65% 15% 20%
Lushnja-Skënderbeu 0% 10% 90%
Java e 34-t
NDESHJET 1 X 2
Laçi-Lushnja 100% 0% 0%
Skënderbeu-Teuta 20% 10% 70%
Kukësi-Luftëtari 50% 50% 0%
Partizani-Vllaznia 75% 20% 5%
Kamza-Flamurtari 65% 15% 20% 
Java e 35-të
NDESHJET 1 X 2
Kamza-Laçi 75% 20% 5% 
Flamurtari-Partizani 50% 0% 50% 
Vllaznia-Kukësi 75% 20% 5% 
Luftëtari-Skënderbeu 75% 20% 5% 
Teuta-Lushnja 100% 0% 0%
Java e 36-të
NDESHJET 1 X 2
Laçi-Teuta 45% 5% 55%
Lushnja-Luftëtari 0% 5% 95%
Skënderbeu-Vllaznia 30% 30% 40%
Kukësi-Flamurtari 55% 35% 10%
Partizani-Kamza 80% 15% 5%
Sigal