Petrit Vasili: Rama u lodh duke luajtur valle çingijesh në Bruksel

564
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e këtij të fundit në Bruksel. Vasili theksoi se mijëra shqiptare emigrojnë për shkak të varfërisë që prodhoi Rama, ndërsa ky i fundit, sipas tij, luan valle çingijesh në Bruksel, Deputeti Vasili shkruan: “Kryeministri u lodh duke luajtur valle çingijesh në Bruksel. E bëri copë copë ligjin e shërbimit civil për të futur në punë ca hiçër dhe iu kundërvu Brukselit. Mijëra shqiptarë emigrojnë për shkak të varfërisë që prodhoi kryeministri, emigrojnë tragjikisht edhe mijëra fëmijë nga 7 deri ne 17 vjeç. Ekonominë e shkatërroi me koncesione dhe korrupsion, duke i dalë kundër edhe FMN-s. Droga është ulur këmbëkryq edhe në shkollat e fëmijëve dhe po rrënon edhe kursin e euros. Çfarë i kërkon opozitës për çeljen e negociatave në BE ky kryeministër? Fajtori i vetëm për vështirësitë në këtë proces të integrimit evropian është ky kryeministër. Skepticizmi i evropianëve vjen për shkak të rezultateve shkatërrimtare dhe imazhit të rrënuar të vendit, që krijoi ky kryeministër fjalëshumë e punë-aspak. Brukseli dhe vendet anëtare presin rezultate dhe jo përdredhje çingijesh e qurravitje qaramane të një kryeministri, që për fat të keq nuk e do vendin e tij.”
Sigal