Rusia do të përjashtojë 23 diplomatë britanikë në kuadër të tensionit me Britaninë pas sulmit me agjent nervor ndaj ish spiunit rus dhe vajzës së tij në Britaninë e Madhe
Ministri i Jashtëm rus tha se stafi diplomatik u ambasadës britanike në Moskë do të deklarohen persona non grata dhe do të përjashtohen brenda javës.
Lëvizja vjen si përgjigje e Britanisë e cila përjashtoi e para 23 diplomatë rusë.
Në ktë deklarate, ministria tha gjithashtu se do të mbyllte Këshillin Britanik në Rusi dhe do të e kthente mbrapsht vendimin për hapjen e një konsullate në Shën Petersburg. Ish agjenti rus, Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Yulia Skripal, 33 vjeç, ndodhën akoma në spital në gjendje të keqe shëndetësore pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury, Wiltshire.