‘Ishte ëndrra e saj të realizonte filma’/ Reagon familja e kineastes së vrarë: Nëse dikush ka bërë një gabim, duhet të paguajë!

181
Sigal

Një ngjarje e rëndë tronditi Hollyëood-in dy ditë më parë, kuineastja Halyna Hutchins u vra aksidentalisht gjatë xhirimeve të një filmi në SHBA.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i parë nga familjarët e saj. Prindërit e 42-vjeçares, Antoly dhe Olga janë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ata për shkak të situatës së pandemisë nuk kanë udhëtuar dot në SHBA, ndonëse po bëjnë të gjitha përpjekjet për të realizuar udhëtimin.

Një mikesha e kineastes së ndjerë, Halyna Hutchines tha për “The Sun” se prindërit kanë kërkuar të mësojnë se si qëndron e vërteta , ndërsa janë shprehur se nëse dikush ka bërë një gabim ai do të duhet të paguajë.

“Familja është e pikëlluar, por në të njëjtën kohë ato kërkojnë një përgjigje. Nëse dikush ka bërë një gabim , atëherë ai do të duhet të paguajë”, janë shprehur ata.

Prindërit janë shprehur se nuk arrijnë ta kuptojnë se si mund të ketë ndodhur diçka e tillë, kur pretendohet që gjithçka realizohet në masa të rrepta sigurie .

Gjithashtu një nga shoqet e saj të kolegjit,  tha se Halyna Hutchins ishte një grua, një shoqe dhe një nënë e mrekullueshme.

“Ajo ishte fantastike në punën e saj dhe pasi la Universitetin e Kievit u transferua në Shtetet e Bashkuara. Ishte ëndrra e saj të jetonte të Amerikë dhe të realizonte filma”, ka thënë mikesha e saj.