Italia nis javën e dytë të ‘Fazës 2’ me kurbë të qëndrueshme, 179 viktima në 24 orët e fundit

360
Sigal

Kurba e pandemisë në Itali, prej disa ditësh regjitstron një qëndrueshmëri drejt uljes së numrit të viktimave dhe rasteve pozitive me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 179 viktima e 744 raste të reja me COVID-19.

Deri tani, numri total i viktimave ka arritur në 30,738 e numri total i personave të infektuar nga Covid 19 deri më sot është 219,814.

Pacientë që po kurohen në spitale janë 13,539.

Në rajonin e Lombardisë, më i godituri deri më sot, janë gjithsej 15,054 viktima e 64 viktima më shumë se një ditë më parë e 364 persona të infektuar më shumë në 24 orët e fundit.

Deri më sot në Itali janë kryer 2 606 652 tampone.