Goditi me sende të forta djalin, pranga babait të dhunshëm në Berat

641
Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar djalin e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Medi M., nga Morava akuzohet se ka dhunuar me sende të forta në këmbë djalin e tij 17-vjeçar, shtetasin me inicialet F.M. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit Medi M, 58 vjeç, banues në Moravë, Berat. Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta në këmbë djalin e tij shtetasin F.M, 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sigal