Keni një celular të markës iPhone?! Kujdes, po ju përgjon

129

Kina akuzon kompaninë amerikane iPhone se po përgjon përdoruesit e saj përmes ‘spyware’ të instaluar në telefona dhe kompjutera.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se përdoruesit e iPhone duhet të jenë të kujdesshëm me produktet e kompanisë amerikane, sepse sipas saj, kjo firmë ndihmon Uashingtonin zyrtar për të spiunuar qytetarët e zakonshëm.

Apple nuk ka pranuar të komentojë akuzat e Kinës, por deklaroi shkurt: “Jemi të kënaqur që kemi mundësinë t’u ofrojmë klientëve tanë për të zgjedhur midis një iPhone Pro 11 ose iPhone Pro 11 Max”.

Akuzat e Pekinit vijnë pas pretendimeve të SHBA-së se gjigandi kinez i teknologjisë Huawei shërben për të përgjuar qytetarët dhe informacionet ua jep autoriteteve kineze.

Në muaji Maj, Presidenti amerikan Donald Trump nxorri dekret që urdhëronte firmat amerikane të ndalonin bashkëpunimin me kompaninë kineze Huawei, duke përdorur argumentimin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Pas këtij urdhri, Google ndërpreu marrëdhënien me Huawei.