Volkswagen nuk përballon dot izolimin, rihap fabrikën

375
Sigal

Volkswagen rihap fabrikën e saj më të madhe në botë për prodhimin e automjeteve, Wolfsburg të Gjermanisë pasi pandemia e koronavirusit e detyroi gjigantin gjerman të mbyllë aktivitetin, për periudhën më të gjatë në historinë e saj 82 vjeçare.

Kompania prodhuese e automjeteve ka miratuar 100 mënyrat se si planifikon të rimarrë veten pas kësaj krize ndërsa mijëra punonjësit e saj ende rrezikojnë të infektohen nga virusi i ri korona.

Ndërtuar që prej vitit 1938, fabrika në Wolfsburg është ende “shtëpi” e zyrave qendrore dhe që nga viti 1945, në të janë prodhuar më shumë se 45 milionë automjete. E mbyllur që prej 19 marsit, fabrika ka stopuar prodhimin e saj duke vënë në rrezik mijëra vende pune, transmeton CNN. 

Pjesë e Volkswagen janë 14 milionë punonjës, në Gjermani dhe shtetet e tjera ku kompania ka degë apo fabrika të tjera. Vetëm vitin e shkuar në fabrikën në Wolfsburg u prodhuan 700 mijë automjete, me një mesatare prej 3500 në ditë.

Në të punojnë çdo ditë 63 mijë punonjës. Vetëm nga kjo fabrikë varet furnizimi me automjete për 71 shtete të ndryshme dhe 2600 kompani.