Suplementi Pena Shqiptare/ Theodhori Proko: Kush të tha që nuk dua

425
Sigal

Pijetar me nam ka qenë
Stërgjyshi im dikur në fshat,
Veç me gruan qejfliu i krisur,
Belanë hiqte për çdo natë.

-Prapë ke pirë, të piftë e mira,
Të kanë rrjedhur trutë e kokës!
Dhe kur xhepat i ke shkundur,
I kërkon hua gotat botës.

Po hokatari qejf paprishur
Si flakë zjarri i harbuar,
Me opingë rrihte tokën,
E hiqte vallen duke kënduar.

-O moj grua, deli grua!
Kush të tha që nuk të dua?
Shtatë kupa e shtatë shëndete
I pi për ty, s’i pi për vete!

Nga ato fjalë të ëmbla, mjaltë,
E gjora zbutej si një manare,
Duke tundur shaminë e dorës,
E ndiqte burrin pas në valle.

Dhe kënga derdhej si ujëvarë
Isua gurgullonte krua,
Një ia merrte, një ia kthente,
Kush të tha që nuk të dua!