Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Mustafaj: Kur zemra flet

162

I dashur lexues!

  • Ky libër  me poezi, “Kur zemra flet” që e botoj mbas  pesë botimeve të mia, dëshmon dhe një herë atë ç’kam shprehur dhe më parë, kam shkruar ç’kam ndjerë. Kur gjuha është pas zemrës tregon se këto fjalë lidhen me mirësinë, mençurinë e njeriut. Duke gjykuar se jeta i ngjan një libri, në fletët e të cilit shprehen ato çka  njeriu ndjen si:  Gëzimet, hidhërimet, dhimbjet, optimizmin,  kapakët e të cilit kufizojnë  lindjen  dhe perëndimi.e tij, poezitë janë nga më të ndryshmet. E moralshme për mua ka qënë të shkruaj, por duke pasur parasysh, që shkrimet të jenë një me shpirtin. Nuk e di  nëse kanë sadopak vlera ato që kam shkruar, gjykimet tuaja do t’më bëjnë  të di për vlerat e mia poetike. E qenësishme për mua kanë qënë, që ato vlera që mendoj se ekzistojnë t’i pasqyroj, se ç’kuptim do të kishte t’I mbaja të fshehura në vetvete. Duke menduar se jam i` sinqertë në ato që shkruaj, pres me kënaqësi çdo sugjerim tuajin.

 

Ah…..

Erdha në jetë me të mirat e të këqijat,
Në  një rrugë  plot zig-zake
Dhe ja një ditë të vjen pleqëria,
Atëhere kujton se dhe ti u plake.
Shpesh më vjen ndërmend  kënga,
Që me kënaqësi e dëgjoja, e këndoja
“Pse më ke hipur kaq, o moj pleqëri?”
Këtu  fillon e më  mundon brenga.
Ah, sikur të isha edhe një herë i  ri!

 

Pema e mjerë

E mbollën pemën atje në  arë,
Në fillim me kujdes i shërbyen,
Të gjithë prisnin frute nga ajo sa më parë
Dhe kështu me të, kurrë s’u gënjyen.

Vazhduan vitet me pemën në fjalë
Dhe për atë filluan shenja “pleqërie”,
Prodhimi tani nuk ish si më parë,
Por mbeti si pemë që bën vetëm hije/

E sot ajo pemë mbeti e mjerë,
Me degët e prera e rrënjët e nxjera,
Rri e ngrys jetën në atë tokë të djerrë,
Paçka që shërbeu për vite të tëra..