Suplementi Pena Shqiptare/ Petraq Risto: Një tren blu

136

Një tren i vjetër, një tren blu
Stacioni i parë qenë sytë e tu
Një tren veror i tëri blu.


Iku, iku nën shiun e verës
S’u kthye më këtu: treni blu.
Të gjithë ëndrrat ishin pasagjerë
Në trenin blu, në trenin blu…

E kërkoja nëpër brigje plazhesh
I vetëm si pyetja: Ku?
Rëra më përgjigjej me mirazhe
Deti: me një vello blu.
Ku është treni blu, treni blu?
Pulëbardhat më zgjasnin krahët:
e mbajmë mend dhe ne kaloi këtu
në fustanet tona të bardha
fshehtas la një puthje blu…

Kish kaluar treni brenda meje
nëpër shina brinjësh,

në stacion të zemrës
la thjesht një gjurmë blu rrufeje
treni i blu, treni blu i verës.