Sigal

Panairi i Librit “Tirana  2018” (14-18 nëntor), është Panairi i 21të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës. Synimi ynë është të përgatitja e  një aktivitet me një nivel edhe më të lartë. Panairi i Librit, si zakonisht, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Ai do të ketë si objekt kryesor paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim vitin e fundit. Ky panair do të bashkojë të gjithë njerëzit, puna e të cilëve ka në epiqendër librin: autorë, botues, përkthyes, përfaqësues të shtypit dhe medias, me qëllim zhvillimin e kontakteve midis tyre dhe promovimin e leximit në publikun e gjerë, veçanërisht te të rinjtë. Ky panair do të shndërrohet edhe në një panel të rëndësishëm diskutimi për artin dhe kulturën.

Tre shtëpitë botuese dhe shkrimtarët më të preferuar

Hapet në Pallatin e Kongreseve, nga 14-18 Nëntor, Panairi i Librit, Tirana 2018. Për të gjithë dashamirësit e librit, Tirana është kthyer në kryeqendrën e dijes, kulturës dhe artit të shkruar. Me qindra tituj librash politik, romane, tregime, poezi dhe libra për fëmijë do të jenë në dispozicion të lexuesve. Botuesit dhe shoqatat e tyre, që në ditën e parë të hapjes së panairit ngritën shqetësimin për një mbështetje më të madhe nga ana e shtetit dhe, sidomos, të ministrisë së Kulturës. Ndoshta pagesat e ambienteve dhe taksat e larta të aplikuara për ambientet me qira të tyre janë një shqetësim i përvitshëm, për shkak të çmimit të ‘kripur’. E me gjithë këto shqetësime dhe probleme, pjesë edhe e krizës së madhe që ka mbërthyer lexuesin dhe librin, me qindra qytetarë kanë mbërritur dje në hollin e Panairit të Librit 2018, në Pallatin e  Kongreseve. Në mbrëmje të ditës parë bëhen edhe bilancet e preferencave dhe tre ishin shtëpitë botuese që kishin edhe vizitorët më të shumtë në stendat e tyre.

Shtëpia Botuese Argeta LMG

Botimet Bota Shqiptare

Shtëpia Botuese “Morava”