Suplementi Pena Shqiptare/ Nder e lavdi paçin invalidët e LANÇ!

714
Nuredin DUSHANI
(Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ të Popullit Shqiptar)

Përshëndes shokun Vladimir Lamçaj për librin e përmbajtjen e tij i cili shumë bukur i kujton e vlerëson këta dëshmor të gjallë. Të shkruash për jetën e gjestet heroike të invalidëve,për këta dëshmorë të gjallë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është një detyrë fisnike.

Vepra e tyre heroike ishte në kontekstin historik për popullin shqiptar një dimension i ri,një akt i madh emancipimi shoqëror e politik,një kontribut i pashembullt i popullit tonë në frontin antifashist të Luftës së II Botërore. Shqipëria dilte në arenën botëror si një bastion i vërtetë i luftës për liri. Pushtimi i vendit nga ushtritë e huaja nazifashiste u përjetua nga populli shqiptar si një tragjedi si një fatkeqësi e madhe kombëtare,si një terr i madh që e pllakosi këtë vend. Prandaj edhe reagimi ndaj pushtimit qe i madh. Historia e pa popullin tone,te madh e te vogël,të ngjitej në male e në gërxhe me armë e pa armë,të ngrënë e të pangrënë për të fituar lirinë e humbur,për të korrigjuar padrejtësitë e mëdha historike.

Në ballë të luftës u vunë trimat,guximtarët. Mijëra dëshmorë e heronj ranë ne këtë betejw tw madhe. Shumë luftëtarë lanë gjymtyrët në llogore, morën plagë në çdo pjesë të trupit.

Dikush la këmbën në llogore, dikush krahun, dikush brinjë. Luftëtarët provuan

dhembje të padurueshme, por nuk u larguan nga transheja derisa e mundën dhe e dëbuan armikun. Libri për invalidët e LANÇ është një memorial, ështe një lapidar, një obelisk, është një kurorë lavdie për heroizmin vetëmohues të tyre gjatë Luftës.

Ata do të mbeten për ne simbol i sakrificës, shëmbëlltyre e një ideali të madh.

Nder e lavdi paçin gjithmonë ndër dekada, ndër breza!
Sigal