Suplementi Pena Shqiptare/ Duro Mustafai: Era e vendlindjes

713
Sigal

IKUR SHOH SHQIPËRINË..

 

Kur shoh Shqipërinë, si detin e dallgëzuar,

Vargjet e popullit në mendje më vijnë:

“S’ta dal dot me të qarë, po me të kënduar”,,

Shqipëria ime, mos humb trimërinë!

 

Kur shoh Shqipërinë, vendin e bekuar,

Me malet dhe pyjet, që kanë marrë zjarr,

Naimi, i zemëruar vjen, për t’na qortuar:.

“Mbajeni të pastër emrin: Shqiptar!”

 

Kur shoh Shqipërinë, si lisi i rrëzuar,

Vaso Pasha vjen, më vë në mendime:

“Ti gjithnjë ke qenë, një zonjë e nderuar,

Kurrë mos e ul kokën, Shqipëria ime!”

Kur shoh Shqipërinë, në prërë të varfërisë,

Migjeni më shfaqet, gjithnjë i trishtuar :

“Ku vanë ëndrrat e bukura të rinisë  ?

Shqipëri e dashur, kush të ka mallkuar“?…

 

Kur shoh Shqipërinë, pranë detit të palarë,

Noli shpërthen Vjosën, me dallgë e shkumë,

Ngrihet Skënderbeu, nuk rri dot në varr:

“Shqipëria ime, s’të shoh dot në gjumë…”