Suplementi Pena Shqiptare/ Alisa Mene: Pa titull

1135
Sigal

Jam në mes një deti, të cilin prej vitesh e shikoja të qetë e të shndritshëm, mbi të dielli i lumturisë reflektonte. Në një varkë mendimesh lundroja, çdo ditë e më shumë më dukej sikur pranë teje vija. Velat e respektit kisha hapur, nga largësia të shihje sa shumë të vlerësoja. Nata po binte,detit po i zbehej ngjyra e qetësisë. Shikoja errësirë, kjo ma largonte shpresën se një ditë me ty do takohesha . Shpesh velat e varkës turpi i mbulonte kur mendonte se distanca mes teje zvogëlohej. Nata po qëndronte më shumë seç duhej mbi detin e takimit tonë. E kjo gjë më zgjoj dëshirën , një letër për ty të shkruaja .Ta nisja me një pëllumb paqeje që fjalët e shkruara të shkonin para meje tek ty. Kështu veprova, letra erdhi te ty. Unë kurrë nuk e mora vesh si të bëri të ndiheshe. Ndoshta nuk munda, ndoshta nuk ishte mjaftueshëm të tregoja çdo ndjenjë për ty, një letër nuk mjaftonte . Ajo letër gjatë rrugës që përshkojë prej tre ditësh mund ta kishte humbur aromën e vlerësimit dhe respektit. Nuk e di, gjithmonë s’do ta di se çfarë ndjeve nga një letër të shkruar me bojën e sinqeritetit të shpirtit. Kaluan ditët, unë çdo orë e më shumë e shtyja varkën që të afrohesha tek ty , deti u trazua, takimi ynë po vështirësohej. Nuk mundesha të lundroja e qetë. Rrugën për tek ty po e humbisja . Një dallgë shumë e madhe theu varkën e ëndrrave të mija përgjysmë. Varka u shkatërrua e takimi me ty u mbyt bashkë me të, duke shkuar në fund të një deti plotë qetësi. Pata frikë, zemra me rrihte shumë fort. Ende se besoj dot se si ne të dy nuk u takuam dot kurrë . Si nuk të përqafova . E lumtur do isha që ti pjesë e jetës time do bëheshe një ditë. Ndjehem me fat që të njoha ty dhe pse në distancë. Sot të kujtoj me respekt, lutem për ty që në ëndërr të shihemi . E kështu ndodhi, unë dhe ti takimin tonë të parë në ëndërr e realizuam. Të falënderoj që dëshirën ma plotësove për tu takuar megjithëse në fund të detit të qetë jeton tani. Shpresoj që në ëndërr të shihemi sërish…