Zyrtare/ Rrahmani transferohet tek Napoli

613
Sigal

Amir Rrahmani është zyrtarisht lojtar i Napolit. Pas konfirmimit nga pala e lojtarit dhe lajmeve të shumta në media ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i dy klubeve përkatëse. Verona dhe Napoli kanë zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të lajmëruar transferimin e yllit të kombëtares kosovare.

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë Rrahmani do ta mbyllë këtë sezon si i huazuar te klubi aktual, për t’u veshur i kaltër pas 30 qershorit të këtij viti. Sipas medieve italiane, ai do i kushtojë 14 milionë euro Napolit dhe paga do të jetë 1.8 milionë euro në sezon, rreth 300 mijë euro më shumë se Hysaj.

Ky është transferimi më i shtrenjtë i një lojtari shqiptar në histori. Kujtojmë se Rrahmani më parë ka luajtur edhe me Partizanin, klubi që i shërbeu si trampolinë për të kaluar në një kampionat të huaj si ai kroat. Një rritje graduale në karrierë për 25-vjeçarin, që tashmë do jetë pjesë e një prej klubeve, që i ka dhënë tonin kampionatit italian dekadën e fundit.