Sigal

Marseille ka konfirmuar zyrtarisht se ka nënshkruar me mesfushorin e Romës Kevin Strootman për 25 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse

Giallorossi kanë pranuar ofertën për holandezin gjatë vikendit, kurse ai dje ka ateruar në Francë për të përfunduar testet mjekësore.

Këtë mbrëmje, skuadra nga Ligue 1 ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferin në faqen e tyre zyrtare.

“Holandë, Itali dhe tani në Francë për sfidën e tij të re me OM”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Kevin Strootman ka përvojë në katër klube për 12 sezone në karrierën e tij profesionale si futbollist. Kevin është i Olimpikut’.

Giallorossi pastaj kanë konfirmuar se është arritur marrëveshja.

“Klubi mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje për transferimin e Kevin Strootman në Olympique Marseille. Strootman (28), i është bashkuar klubit francez për 25 milionë euro. Në marrëveshje përfshihen edhe pagesa shtesë në rast paraqitjes se mirë, si për lojtarin ashtu edhe për klubin, që shkojnë deri në tre milionë euro”.