Zbulohet arsyeja pse arbitri e ndëshkoi Messin me karton të kuq

585
Sigal

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kilit, e cila përcaktonte vendin e tretë në Kupën e Amerikës, prodhoi shumë polemika.

Kur ishte minuta e 37-të e ndeshjes, Gary Medel dhe Lionel Messi u përfshinë në një zënkë, e cila rezultoi me nxjerrjen me karton të kuq të dy lojtarëve.

Ditën e sotme “TyC Sports” ka zbuluar përmbajtjen e raportit të arbitrit ku justifikon kartonin e kuq për të dy lojtarët.

Në rastin e Mesit: “Përdorimi i gjuhës fyese ose poshtëruese dhe gjesteve, duke u ballafaquar me kundërshtarin, kur topi nuk ishte në lojë. Duke bërë edhe një goditje të fortë ndaj kundërshtarit me shpatull”.

I njëjtë është raporti edhe për mesfushorin e Kilit, Gary Medel.

Kujtojmë se ky është ndëshkimi i dytë me karton të kuq për Messin, në gjithë karrierën e tij.

Argjentinasi u shpreh në fund të takimit, se nga një karton i verdhë për secilin ishte i mjaftueshëm në atë rast.