Xhevdet ZEKAJ/Rekordi i parë i Soçit dhe rekordi fidelokastroist i Besnik Dizdarit…

478
Sigal

Nuk është një ëndërr – për të mbajtur Kongresin e Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit Sportive (AIPS) në kryeqytetin e Olimpiadës së ardhshme në Soçi të Federatës Ruse. Ky ishte një realitet i kaluar tashmë në  në Soçi. Respekte për një rekord: kolegët nga 110 vende mbërritën në qytetin turistik dhe zhvilluan Kongresin e 76-të të AIPS-it! Dhe, sigurisht, nuk u zhgënjehen. Organizatorët kanë bërë një festë të mrekullueshme: kushtet e krijuara për mysafirët ishte mbretërore, përrallore dhe rehatshme, aq sa dhe pleqtë komunistë të zgjedhur në krye të Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë që nga  Enver HOXHA nuk u besonin syve! . Kjo nuk është vetëm në lidhje jetesës dhe të ushqyerit, kur dihet se njëri nga ata delegatë shqiptarë është llupës dhe i pangopur. Por, delegatët e Kongresit i përshëndeti ministri rus Vitali Mutko, i gatshëm të bisedojnë me secilin gazetarë, Kryebashkiaku i Soçit, Anatoli Pakhomov, zëvendëskryeministri Dimitri Kozak, etj.. Programi ka qenë shumë e ngjeshur, pune, zgjedhjesh, lotimesh, analizash, etj. Kolegët diskutojnë teknologjinë më të fundit të prodhimit të llojeve të ndryshme të mediave, si dhe shumë prej tyre eksperiencën dhe problemet e shumta që kanë në shoqatat e tyre, por nuk ka sekrete këtu, të gjithë  ndanë me dëshirë midis tyre jo vetëm eksperiencë por edhe dëshirë bashkëpunimi. Sigurisht, fokusi ishte Fshati Olimpike, i cili janë vizituar nga pjesëmarrësit. Tërë infrastruktura e kryeqytetit të  Lojërave është studiuar, projektuar, realizuar me një perfeksion marramendës, dhe pa asnjë vizite në muzeun e sapo ngritur vijuan bashkëbisedimin delegatët me Vitaly Mutko dhe Anatoly Pakhomov. Pastaj program kulturor që u bë sigurisht, mes mrekullisë së  koreve dhe konkurrencës ansamblin Kozakëve të  Kubanit dhe grupet folklorike nën duartrokitjet dhe ovacionet e delegatëve dhe qytetarëve. Grupi  Nagruzochka, performanca e këngëve interpretuar nga rusëmagjiplotë  ishin të denjë e fantastike, për shkak se dhe veshja s tradicionale, i obliguan delegatët për një kohë të gjatë duke bërë fotografi me të ftuarit e Kongresit, të cilët dëshirojnë të sigurojnë  një pamje të paharrueshme nga Soçi brilant. AIPS-i bëri zgjedhje, natyrisht me plotë meritë në krye u zgjodh Gianni Merlo dhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të sistemit AIPS ishin të qetë, por me disa ndryshime në emër të së ardhmes. Ky është lajmi që pashë e përcolla në kanalin 1 të Rusisë! U përpoqa të gjeja ndonjë gjë, por më kot për delegacionin shqiptar! Në fakt nuk besoj të ketë më amoralitet se përfaqësimi komunist e diktatorial i gazetarisë shqiptarë nga gazetarë pensionistë, natyrisht publicistë e arkivistë shumë të mirë, por nuk besoj të ketë mostra të këtij niveli në krye të shoqatave të gazetarëve sportivë nëpër botë si kjo e Dizdarit, Shqarrit e kompani! Gjithkush gazetarë meriton kryetarin që ka zgjedhur, por ky yni ja ka kaluar mësuesit të vet Enver Hoxha, duke realizuar pushtimin shoqatës, ashtu si udhëheqësi shpirtëror i tij, Partinë famëkeqe Komuniste! Personalisht kam qenë një muaj në Soçi i ftuar nga Federata Ruse e Atletikës, privatisht si gazetar, por jo anëtar i Shoqatës fidelkastroiste dizdariste, nuk kam ndonjë nostalgji as për shoqatën, sepse ajo është e fundit në gjërat e mia, por më habit standardi dhe morali i këtij kryetari, që ka mbërthyer keqas këtë shoqatë, skam asnjë synim apo objektiv për këtë shoqatë, por e di shumë mirë se ka disa të rinj ambiciozë që e synojnë, të medias elektronike dhe të shkruar, por problemi im është i thjeshtë: çfarë ndiejnë gazetarët e rinj, kur përfaqësuesi ynë ishte më i vjetri, pa gjuhë të huaj dhe pa asnjë mandat zgjedhor, të një shoqatë që ka 20 vjet që nuk mblidhet? Në Soçi shkuan, panë, hëngrën, nuk folën se janë ke q me gjuhët e huaja, erdhën dhe gazetaria shqiptare ngeli pa zë dhe pa përfaqësim dinjitoz?

Uroj që këta burrat e  shoqatës të rrojnë edhe nja 100 vjet dhe të shkojnë në kongrese, kurse te rinjtë, absolutisht mua organizimin sindikal, apo në shoqatë ta quajnë mungesë vlerë, kur bota ka shekuj që i ka organizuar! Kongresi i 76-të i AIPS-it dhe gazetarët shqiptarë të pa organizuar, apo pa një identitet organizativ, kështu jemi! Rekord i parë i Soçit  dhe rekordi fidelokastroist i Besnik Dizdarit, pensionisti-kryetar më jetëgjatë i AIPS-it….

 Foto:

Xhevdet Zekaj me Xhani Merkon, gjatë punimeve të Kongresit të Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit Sportive (AIPS) në kryeqytetin e Olimpiadës së ardhshme në Soçi të Federatës Ruse