Video/ “Tifozat Kuq e Zi” ndezin kryeqytetin, të gjithë drejt magjisë “Air Albania Stadium”

484
Sigal

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Francës, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga brohoritjet e tifozërisë shqiptare. “BalkanWeb” publikon momentin kur tifo grupi  “Tifozat Kuq e Zi” është drejtuar për në tribunën veriore të impiantit sportiv “Air Albania Stadium”.

Siç duket edhe në video, tifozët bëjnë thirrje në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë, e cila pret këtë mbrëmjen në orën 20:45 kampionët botës. Mbrëmja e sotme nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një kapitull i ri për kombëtaren tonë. Ajo tashmë do të këtë strehën e vet moderne ku do të zhvillojë ndeshje të këtij formati.