Katar 2022/ Mbape dhe Zhiru çojnë Francën në çerekfinale, Levandoski dhe Polonia kthehen në shtëpi

134
Sigal

Një Francë madhështore kundër Polonisë! Një gol nga Oliver Zhiru në pjesën e parë dhe dy të tjerë nga Kilian Mbape në të dytën (74’ dhe 90’+1’) iu dhuruan “gjelave” një fitore bindëse 3-1 ndaj Levandovskit me shokë.

Një mbrëmje rekordesh për Zhiru, me golin e tij të 52-të me Kombëtaren, duke qene ai realizuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses franceze, me Tieri Henri që është ndalur në kuotën e 51 golave.

Për sulmuesin e PSG-së, Kilian Mbape bëhet fjalë për golat me numër 4 dhe 5 në Kupën e Botës, duke qenë ai golashënuesi më i mirë deri tani në Botërorin e Katarit.

Për Poloninë, golin e nderit e realizoi me Levandovski me penallti (90+9′), në goditjen e përsëritur, pasi e para u ndal nga kapiteni Loris.