Partizani barazon ndaj klubit të Superligës turke, Rrapaj dhe Mensah tundin rrjetën

82
Sigal

Partizani ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi me një barazim 2-2 ndaj Umraniespor, klubit të Superligës turke. Skuadra e Kolelës ia ka dalë të zhvillojë një sfidë më të mirë se ato paraardhëset ndaj iranianëve të Masaji Nazandaran dhe turqve të Sivaspor.

Në fakt, kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë të takimit në avantazhin e dy golave, pasi shënuan me kundërsulme të shpejta të finalizuara me Rrapajn në minutën e 34-t dhe me Mensah në minutën e 43-të.

Por ekipi turk u përgjigj dy herë me anë të Nejir në minutat 50 dhe 75-të, me golin e dytë me penallti, duke vendosur një  baraspeshë që do të zgjaste deri në fund të sfidës.

FORMACIONI TITULLAR I PARTIZANIT: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Atanaskoski, Murataj, Masanga, Rrapaj, Hoti, Skuka, Mensah.