United në krizë, Mourinho “ndjen” hijën e Zidane

431
Sigal

Ulja në stolin e Manchester United është vetëm çështje kohe për Zinedine Zidane, me mediat britanike që zbulojnë se kanë nisur negociatat e para mes dy palëve.

Sezoni i United deri më tani ka qenë i njohur për çështjet jashtë fushës siç edhe për formën e tyre të dobët në fushë, duke u përqendruar në një marrëdhënie të tensionuar të raportuar mes Jose Mourinhos dhe mesfushorit Paul Pogba.

“Bein Sports” pretendon se hierarkia e “djajve të kuq” tashmë ka zhvilluar bisedime fillestare me Zidane, i cili është caktuar si zgjedhja e tyre e parë si një zëvendësim i mundshëm për Mourinhon.

Zidane është jashtë aktivitetit që në fundin e muajit korrik, ku vetëm pak ditë pas triumfit së tretë radhazi në Champions League, dha dorëheqjen nga drejtimi i Realit të Madridit.

Momentalisht Zidane ndodhet në tokën britanike, një sinjal më tepër që Mourinho të frikësohet.