UEFA: Nuk ka asnjë hetim për ndeshjen Armeni-Shqipëri

469
UEFA ka shuar shpresat e serbëve, se mund të kishte një hetim për ndeshjen Armeni-Shqipëri.
Disa media serbe si “Kurir”, kanë shkruar dje se Shqipëria mund të përjashtohet nga Euro 2016, pasi e ka blerë ndeshjen me Armeninë.
“Kurir” iu referohej në fakt disa mediave dhe personave në Shqipëri, që hodhën dyshime se ndeshja me Armeninë ishte blerë.
Portali “Novosti” ka pyetur UEFA-n për këtë çështje dhe ka marrë përgjigje se nuk ka asnjë hetim për këtë ndeshje, pasi nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.
“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha ndeshjet e UEFA-s, ekipet dhe kampionatet kombëtare të 54 anëtarëve tanë.
Aty janë rreth 32 mijë ndeshje në sezon, përfshirë dhe Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.
Në qoftë se ne përcaktojmë se ka ndodhur diçka e pazakonshme, ose jo normale, ne menjëherë fillojmë hetimin.
Edhe në rastin e ndeshjes për të cilin ju pyesni”, ka thënë një zyrtar i UEFA-s për “Novosti”.
Sigal