Vrasja për gështenjat, autori: Qëllova vetë mbi viktimën

521
Indrit e Xhoana Ndoci, autorët e vrasjes së 58 vjeçarit Ndrec Prendi u arrestuan mëngjesin e djeshëm nga policia e Lezhës në tentativë për t’u larguar nga fshati. Dy të arrestuarit, dy ditë më parë vranë me çifte dhëndrin e xhaxhait të tyre për një sipërfaqe tokë në mal, e mbjellë me gështenja. Konflikti për këtë tokë ka nisur rreth dy vite më parë dhe dy familjet janë në proces gjyqësor, pasi disponojnë secila prej tyre dokumentacionet përkatëse të tokës. Gjatë arrestimit të dy autorëve të krimit, mësohet se nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë. Gjatë marrjes në pyetje, 29 vjeçari së bashku me motrën e tij më të vogël kanë pranuar se ishin ata autorë të vrasjes, ndërsa Indriti ka shtuar më tej se krimin e ka kryer i vetëm.
Sigal