UEFA: “Nuk e kemi penguar Shaqirin, për flamurin shqiptar”

521
Sigal

 Qeveria e futbollit europian përgënjeshtron mesfushorin kosovar të Bajernit të Munhihut

Futbollisti shqiptar që luan më kampionin e Europës, Bajernin e Munihut, Xherdan Shaqiri, pas fitores së Champions League, ai edhe pse nuk luajti gjatë ndeshjes, ka festuar në fushën e blertë me flamurin e Kosovës, së bashku me atë zviceran. Mirëpo, pas disa reagimeve nëpër rrjetet sociale, se pse Shaqiri nuk e kishte përdorur flamurin kombëtar shqiptar, Shaqiri, përmes rrjetit social “Facebook”, pati shpjeguar se ka qenë i penguar nga UEFA.

Por, zyrtarët e UEFA-s këtë lajm e kanë demantuar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”. “Ne natyrisht posedojmë disiplinë dhe rregulla gjatë ndeshjeve apo pas tyre, por asnjëherë nuk kemi penguar ndonjë lojtar apo ta mësojmë se cilin flamur të bartin apo valëvitin ata. Pra, në këtë rast, as Shaqirin nuk e ka penguar UEFA. Ai ka qenë dhe mund të jetë i lirë të përdor çfarëdo flamuri”, ka pohuar zyrtari i UEFA-s për “Presheva jonë”.

Madje sipas UEFA-s, as që është pyetur pardje UEFA nga ndokush se çfarë flamuri të bartë me vete. “Ne, nga UEFA sikur ta kishim dashur ta pengonim, do të pengonin atë me flamur të Kosovës, që s’është anëtare e UEFA-s, e pse ta pengojmë atë të Shqipërisë?!”, ka shtruar në fund zyrtari UEFA-s. Mesfushori kosovar i Bajernit, Xherdan Shaqiri, fitues i Ligës së Kampioneve për vitin 2013, është shqiptari i parë që arrin të fitojë të fitojë trofeun më prestigjioz për klube në Europë, ëndrra e çdo lojtari. Xherdani, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, madje na shënoi një gol në humbjen 2-0 në Gjenevë, festoi në “Uembli” të Londrës me dy flamurë njëherësh, atë të Zvicrës dhe Kosovës, duke mos e pasur pranë atë shqiptar. Në fakt, pamjet e transmetuara nga të gjithë televizionet më të rëndësishme në të gjithë botën – finalja midis Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Munihut, u ndoq nga disa miliona shqiptarë kudo në botë, prodhoi polemika, se përse Shaqiri nuk e kishte dhe flamurin kuqezi. Për të shuar të gjitha polemikat, Shaqiri u prononcua vetë përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”:  “Me shumë dëshirë kam dashur të marr edhe flamurin KUQ E ZI por kam pasur pengesë nga UEFA. Ata nuk më lejonin me flamurin kuq e zi të festoj. Se më thojshin je me prejardhje nga KOSOVA, jo nga SHQIPËRIA. Por sidoqoftë siç ju premtova që do e marr me veti flamurin”. Gjesti i tij ka qetësuar të gjithë dashamirësit, por dhe ka pasur komente të ndryshme ndaj Xherdan Shaqirit, që arrinin deri dhe në fyerje. Mediat serbe janë tërbuar ndaj gjestit të Xherdan Shaqirit, kur futbollisti i Bajernit festoi me flamurin e Kosovës, përkrah atij të Zvicrës, pas përfundimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bajernit të Munihut dhe Borusias  së Dortmundit, që përfundoi 2:1. Mesfushori kosovar e kishte bërë një kombinim në mes të dy flamujve, duke mos e harruar origjinën prej nga vjen dhe vendin tek i cili është rritur dhe të cilin e përfaqëson në botë. Ky gjest i 21 vjeçarit nuk u ka pëlqyer aspak komshinjve, të cilët e kanë konsideruar si një provokim dhe një skandal. “Skandal: Futbollisti i Bajernit, Xherdan Shaqiri festoi me flamurin e Thaçit”, është titulli i versionit online të gazetës “Kurir”. “Skandal në Londër. Futbollisti i Bajernit të Munihut e ka fituar titullin, duke u mbështjellë me flamurin e një shteti që nuk është i njohur si Kosova”, ka shkruar një tjetër medium serb, smedia.rs. Sipas “Express”, Shaqiri i bëri të mburren të gjithë shqiptarët që janë bashkëkombës të tij. Mediat zvicerane shkruanin se, me Xherdan Shaqirin u bënë tre lojtarë helvetikë që e kanë fituar Ligën e Kampioneve. Në fushatën e Ligës së Kampioneve 2012-2013, Shaqiri luajti në 6 nga 11 ndeshjet e mundshme, ndërkohë që ai shënoi një gol në fazën e grupeve kundër BATE Borisovit.

 Cana-Strakosha, “shqiponjat” e Lacios

  Lorik Cana fitoi me Kupën e Italisë, pasi Lacio e tij mposhti 1-0 Romën. Kjo është hera e gjashtë që lacialët e fitojnë këtë trofe. Me medaljen e fituesit u nderua edhe portieri i ri i talentuar, Thoma Strakosha, pavarësisht se djali i legjendës Foto Strakosha, ishte në bankinë. Kupa e Italisë është e veçantë për Igli Taren, pasi ai u bë drejtori i parë sportiv shqiptar që fiton një trofe. Është me të vërtetë një fakt interesant. Për herë të parë, babë e bir, pra që të dy lojtarë shqiptarë fitojnë kupën e një vendi të huaj, dhe që të dy janë portierë. Foto Strakosha fiton me Panionos ne Greqi, 1997-1998, i biri, Thomai, e fiton ne Itali me Lacion, 2012-2013. Gjithsesi, nëse Fotoja ishte protagonist nga minuta e parë dhe deri te e fundit me skuadrën greke, Thomai ishte në bankinë në fitoren e Lacios.