Sigal

Tashmë aventura e Besnik Hasit në Arabinë Saudite mund të shkojë shumë shpejt drejt fundit jo edhe aq të lumtur. Hasi ka nënshkruar për klubin nga Arabia Saudite në qershor të këtij viti, por gjasat janë që mos ta mbyllë jo vetëm sezonin, por as vitin 2018. Mbas 10 ndeshjeve në drejtimin e “Al Raed” të Arabisë Saudite, trajneri shqiptar ka arritur që të grumbullojë vetëm 11 pikë me vetëm 3 fitore, 2 barazime e 5 humbje, shumë larg asaj që ishte pritshmëria. Kjo ka bërë që milionerët e klubit saudit mos ta shikojnë trajnimin ekipit të tyre te shqiptari i bankinës. Edhe pse Hasi ka në dispozicion lojtarë të kalibrit të Ferhan Hasanit apo Ismail Bangura, ekip i tij deri tani ka qenë shumë larg pritshmërisë. Megjithatë, në Greqi nuk e shohin këtë si një lajm edhe aq të keq për Hasin. Gjithsesi e ardhmja e trajnerit nga Gjakova mund të jetë e afërt në bankinën Kuq e Zi, mbasi ai shikohet si një nga pasardhësit e Kristian Panuçit në stolin e kombëtares shqiptare. Pas një tjetër eksperience të mbyllur me dështim, pas atyre te Legia e Olimpiakos, ndoshta përfaqësuesja shqiptare do të ishte alternativa më e mirë e mundshme që do t’i mbetej teknikut, i cili nuk ka arritur suksese përtej atyre të siguruar në vitin e tij të parë tek Anderleht.