Triumfoi për çmimin “The Best”, Ronaldo: Dua edhe dy trofe të rëndësishëm individual

534
Në intervistën tradicionale për FIFA-n pasi u shpall për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë i botës (The Best), Cristiano Ronaldo ka treguar se ai nuk dëshiron të ndalet këtu. Portugezi citon se do dëshironte të paktën edhe 2 çmime të rëndësishme personale për t’a çuar në 7 numrin e tyre, numrin me fat të “galaktikat”.
Cristiano, ky është sezoni i dytë që ju triumfoni në “The Best FIFA Football Aëards”. Si ndiheni?
Është një vlerësim i mrekullueshëm. Dua të falënderoj shokët e skuadrës. Është një gjurmë në karrierën time, një moment që përfshin emocione të mëdha.
Kjo është hera e pestë që ju shpalleni futbollisti më i mirë në botë (bashkë me formatin kur ishte i shkrirë me “Topin e Artë”). A ju vendos kjo mes lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit?
Jam i lumtur që e kam fituar këtë çmim, por ajo që unë dëshiroja fillimisht ishte që të isha i suksesshëm në karrierën time si futbollist dhe mendoj se e kam arritur këtë. Sigurisht që fitimi i trofeve dhe të qenit një prej lojtarëve që ka fituar më shumë trofe individualë në histori është një burim i madh krenarie. Është një moment i paharrueshëm në jetën time dhe më motivon për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë.
Dhe të vazhdoni të ngrini trofe me Realin?
Sigurisht. Botërori i Klubeve është në prag dhe ai është një trofe që duam ta fitojmë. Kemi fituar Superkupën e Europës dhe të Spanjës kundër Mançester Junajtid dhe Barcelonës. Te Reali ke shansin për të fituar gjithçka.
Për më tepër, kohët e fundit keni nisur të arrini gjëra të mëdha edhe me Portugalinë.
Po. Fitorja në Europianin e 2016- ës ishte shumë e rëndësishme. Sigurisht që një trofe me kombëtaren ishte diçka që më mungonte dhe falë Zotit arritëm ta fitojmë një. Ky vit ka qenë gjithashtu pozitiv. Kualifikueset ishin pak të ndërlikuara, por në fund gjithçka shkoi mirë. Të gjithë, lojtarët, trajneri dhe stafi e dinin që duhet t’u qaseshin eliminatoreve me seriozitetin më të madh dhe ne ia dolëm të kualifikoheshim në Botëror pasi fituam ndeshjen e fundit kundër Zvicrës.
Le të flasim pak për Rusinë, një vend që e keni vizituar më herët këtë vit gjatë Kupës së Konfederatave.
Kam luajtur shumë herë atje. Kam fituar Champions-in dhe është një vend që më ka sjellë fat. Nuk ndodhi kështu herën e fundit me Portugalinë, por edhe Kupa e Konfederatave ishte një përvojë e re që na shërben. Humbëm ndaj Kilit me penallti, të cilat janë gjithnjë një lotari, por më mirë që ndodhi këtu dhe jo në Kupën e Botës.
Pas triumfit në “Euro 2016”, disa opinionistë e kanë vendosur Portugalinë në radhën e favoriteve për Botërorin. Jeni dakord?
Është tërësisht e kuptueshme, sepse jemi kampionët e Europës. Por unë do e përsëris edhe një herë atë që thashë përpara Europianit: Portugalia nuk do të jetë kurrë favorite për këto turne. Ka ekipe më të forta se ne në letër. Prandaj ne duhet të shkojmë të përulur, por me idenë që mund të bëjmë surprizën.
Ju keni fituar 5 trofe të rëndësishëm individualë. Sa do të donit kur ta mbyllnit karrierën?
Shpresoj 7. Ky është numri im i fatit (qesh).
Sigal