“Sekreti i lumturisë” së Ajnshtajnit shitet 1.5 milionë dollarë

421
Shënimi i fizikantit Albert Ajnshtajn për një jetë të lumtur është shitur për 1.5 milionë dollarë në një ankand në Jeruzalem. I njohur gjithashtu si “sekreti i lumturisë”, shënimi u shkrua nga fizikanti nobelist kur ai nuk kishte mjaftueshëm para për të shpërblyer një korrier, i cili solli një porosi në dhomën ku Ajnshtajn qëndroi gjatë një vizite në Tokio. I gjetur ngushtë nga paratë në një hotel në Tokio, Albert Einstein shkroi disa fjalë për jetën në një letër shënimesh, të cilën ia kaloi korrierit në vend të bakshishit. Formula e fizikantit për një jetë të lumtur mori plot 1.3 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar në Jeruzalem. Në vitin 1922, kur Einstein ishte në rrugën e tij drejt Japonisë, ai mori lajmërimin se do vlerësohej me çmimin Nobel në Fizikë, shpjegoi shtëpia e ankandit në Jeruzalem. Sapo ai mbërriti në Tokio, Einstein u mbyll në dhomën e tij të hotelit, duke u përpjekur t’i hidhte mendimet e tij në letër. Kur një shoqërues erdhi në dhomën e tij për të bërë një dorëzim, fizikanti e gjeti veten pa para për bakshish. Ndaj, ai i dha djalit një shënim ku shkruhej kjo fjali në gjermanisht “Një jetë e qetë dhe modeste do të të sjellë më shumë lumturi, sesa të rendësh pas suksesit dhe shqetësimet e vazhdueshme që vijnë me të.” Sipas shtëpisë së ankandit, Einstein i kërkoi korrierit ta ruante këtë shënim, duke thënë se një ditë, vlera e saj do të tejkalonte shumën e një bakshishi standard. Pas thuajse 100 vitesh, duket se fjalët e Einstein u vërtetuan, pasi nipi i korrierit kontaktoi shtëpinë e ankandeve për ta shitur shënimin e ashtuquajtur “sekreti i lumturisë”. Ndërkohë, identiteti i blerësit nuk është bërë publik.
Sigal