Ndryshime në rregullat e futbollit, kjo është ideja e re

622
Sigal

Ndryshime të reja për futbollin priten të ndodhin, me në qendër shëndetin e lojtarëve në fushën e lojës.

Siç raporton media amerikane “The Athletic”, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, pritet të mblidhet më datë 23 tetor, dhe në diskutime pritet të jetë edhe futja e një rregulli të ri.Kështu, do të hidhet ideja e futjes së një zëvendësimi të përkohshëm, i cili pritet të zgjasë 10 minuta.

Në rastet kur një lojtar pëson një dëmtim të rëndë, veçanërisht në kokë, që sjell edhe humbjen e vetëdijes, ekipit do i lindë e drejta të hedhe një lojtar nga stoli për 10 minuta, teksa lojtarit të dëmtuar do i jepet ndihma e parë anash fushe, e do testohet nëse është në gjendje apo jo të rivazhdojë lojën.

Kjo ide pritet të hidhet si diskutim, e të studiohet, dhe në muajin dhjetor, pritet nëse do të konfirmohet të shtohet si rregull i ri, apo jo.